Një 16-vjeçar sulmoi me thikë dy nxënëse në oborrin e një kompleksi shkollor në Schongau, në jugperëndim të Mynihut. Ngjarja ndodhi sot dhe shkaktoi plagosjen e rëndë të dy vajzave.

Policia arrestoi menjëherë sulmuesin. Raportimet fillestare për të shtëna me armë zjarri dhe një numër më të madh të plagosurish nuk u konfirmuan. Forca të shumta policie dhe helikopterë reagimi mbërritën në vendngjarje.

Ministri i Brendshëm i Bavarisë, Joachim Herrmann, deklaroi se autoritetet besojnë se sulmi u krye nga një person i vetëm. Autori dyshohet se kishte me vete një thikë dhe një armë zjarri. Herrmann theksoi se nuk ka të dyshuar të tjerë dhe se motivi i sulmit nuk është ende i qartë.

Të dyja vajzat e plagosura u dërguan në spital. Gjendja e tyre shëndetësore është e rëndë, por ato ndodhen jashtë rrezikut për jetën dhe po marrin trajtim mjekësor.