Niklas Sule, ish-futbollist i Borussia Dortmundit dhe Kombëtares gjermane, është rikthyer në fushë duke nënshkruar me ekipin SV Tiefenbach. Ky klub garon në Kreisliga, një ligë amatore në Baden-Württemberg.
Sule, 30 vjeç, e konfirmoi vendimin, duke theksuar dëshirën për të përjetuar futbollin ndryshe. Ai deklaroi se mezi pret të luajë me miqtë, ku njëri prej tyre është edhe trajner i ekipit. Për Sulen, ky hap përfaqëson një dhuratë pas 13 vitesh karriere profesionale, duke u fokusuar te sporti dhe jo te biznesi apo paratë.
Mbrojtësi ka veshur fanellat e klubeve si Hoffenheim, Bayern Munich dhe Borussia Dortmund. Ai gjithashtu numëron 49 paraqitje me Kombëtaren e Gjermanisë.