Dashnor Sula, Inspektori i Përgjithshëm, kërkoi intensifikimin e kontrolleve në stabilimentet e përpunimit të qumështit. Ky veprim synon garantimin e cilësisë dhe sigurisë së produkteve, duke pasur parasysh fluksin e rritur të turistëve.
Përveç sigurisë ushqimore, Sula theksoi se fokusi do të zgjerohet edhe te kontrolli i subjekteve ndotëse të naftës. Gjithashtu, do të mbikëqyren pesticidet e përdorura në produktet bujqësore, për të siguruar mbrojtjen e mjedisit dhe shëndetit publik.
Në takim u diskutua edhe faza e ristrukturimit të inspektorateve, ku disa prej tyre do të bashkohen në një strukturë të vetme, me qëllim rritjen e efikasitetit të punës.