Genti Maksutaj, rreth të 20-ave, u qëllua për vdekje në zonën Kvarngärdet të Uppsalës. Policia suedeze mori njoftimin për të shtëna rreth orës 21:00. Menjëherë pas ngjarjes, një person rreth 18 vjeç u ndalua në orët e para të mëngjesit.
Të afërmit e viktimës, përmes reagimeve në rrjetet sociale, shkruajnë se Genti u vra gabimisht, duke qenë kalimtar i rastit. Edhe pse shkaqet mbeten të paqarta, autoritetet po hetojnë mundësinë e një lidhjeje me përplasjet e bandave kriminale, një version që përputhet me pretendimet e familjarëve.
Babai i viktimës ka shprehur dhimbjen e tij pubikisht. Hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorëve vijojnë.