Stuhia, e cila zgjati vetëm pak minuta, preku disa zona të qytetit. Si pasojë e erërave të fuqishme, dy pemë u rrëzuan plotësisht, ndërsa disa degë u thyen.
Gjithashtu, një shtyllë e tensionit të mesëm pësoi dëmtim. Ekipet përkatëse ndërhynë menjëherë për të larguar pemët e rrëzuara dhe për të riparuar shtyllën e dëmtuar.