Stuhia përfshiu qytetin e Elbasanit dhe bashkitë e tjera të qarkut. Kjo situatë i dha fund përkohësisht temperaturave të larta të ditëve të fundit.
Deri tani nuk raportohen persona të lënduar apo dëme të konsiderueshme materiale. Autoritetet u kanë bërë apel qytetarëve të shmangin lëvizjet e panevojshme dhe të tregojnë kujdes gjatë qarkullimit. Kushtet atmosferike mbeten të paqëndrueshme.