Reshjet intensive dhe breshëri, të shoqëruara me erëra të fuqishme, prekën jo vetëm qytetin e Elbasanit, por edhe bashki të tjera të qarkut. Kjo ndikoi në krijimin e situatave problematike në rrugë dhe zona të ndryshme.
Deri tani nuk ka raportime për persona të lënduar apo dëme të konsiderueshme materiale. Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të kufizojnë lëvizjet e panevojshme dhe të tregojnë kujdes maksimal gjatë udhëtimit, për shkak të kushteve atmosferike të paqëndrueshme.
Stuhia i dha fund përkohësisht temperaturave të larta që kishin dominuar ditët e fundit në këtë zonë.