Studentja Murati e cilësoi programin me LSE si një ndër më elitarët globalisht. Ajo theksoi nivelin e lartë të vështirësisë dhe përditësimin e vazhdueshëm me teknologjitë më të fundit.
Sipas saj, ky program është ndër më bashkëkohorët në botë në fushat e administrimit të biznesit dhe financës. Ai karakterizohet nga intensiteti në matematikë, inteligjenca artificiale dhe mësimi makinerik, duke u bazuar te kërkimi shkencor dhe jo vetëm te aplikimi praktik. Murati shtoi se ekziston një sinkronizim i plotë me palën britanike.
Studentja theksoi se ky projekt ka qenë një synim i saj që prej shkollës së mesme, duke qenë në dijeni të përpjekjeve të Universitetit “Luarasi” për ta sjellë këtë mundësi në Shqipëri. Ajo vlerësoi ndihmën akademike nga pedagogët dhe stafi, si nga Universiteti “Luarasi” ashtu edhe nga LSE, veçanërisht në lidhje me kurrikulën.
Në fund, Murati u drejtua maturantëve, duke theksuar se LSE është zgjidhja e duhur për ata që duan të investojnë në të ardhmen dhe të zhvillojnë dijen, duke ndryshuar qasjen e të menduarit dhe jo thjesht të kërkojnë një punë të shpejtë.