Zaikin, me kombësi izraelito-kanadeze, thekson se protestuesit nuk kërkojnë largimin e kryeministrit aktual Edi Rama për t'i hapur rrugë rikthimit në pushtet të Sali Berishës.

Ai shpjegon se turma i ka mbaruar punë me të dy liderët. Sipas tij, një lëvizje që refuzon njëkohësisht qeverinë dhe opozitën zyrtare përbën një verdikt për 30 vitet e fundit të politikës shqiptare, jo vetëm për një individ.

Zaikin shprehet se një klasë e re politike duhet të marrë drejtimin e vendit. Ai ka ndarë edhe një artikull nga mediat ndërkombëtare që trajton përplasjet mes policisë dhe protestuesve, si dhe dhunën e ushtruar ndaj tyre.