David Zaikin shprehu shqetësimin përmes një postimi në platformën X, duke vënë në dukje se përdorimi i forcës ndaj protestuesve nuk garanton stabilitet për qeverinë. Zaikin kujtoi se forca kundër protestuesve në Maidan nuk ia riktheu kontrollin presidentit Yanukovych, por shënoi fillimin e fundit të tij.
Sipas Zaikin, udhëheqja e Tiranës duhet të studiojë me kujdes këtë situatë. Reagimi i tij erdhi pas protestës në kryeqytet, ku u shënuan tensione dhe përleshje mes protestuesve dhe forcave të rendit pranë godinës së Parlamentit.