Zaikin, përmes një postimi në platformën X, theksoi se përdorimi i forcës ndaj protestuesve nuk solli stabilitet për qeverinë ukrainase në vitin 2014. Sipas tij, dhuna kundër protestuesve në Maidan shënoi fillimin e fundit të kontrollit të Presidentit Yanukovych. Ai i bëri thirrje udhëheqjes së Tiranës të studiojë këtë sekuencë me kujdes.
Reagimi i strategjistit izraelit vjen pas një proteste në Tiranë. Gjatë kësaj proteste, pranë godinës së Kuvendit, u regjistruan tensione dhe përplasje mes qytetarëve dhe forcave të rendit.