Ish-kryeministri britanik, Keir Starmer, deklaroi se vendimi për t'u larguar nga detyra ishte "tepër personal" dhe i vështirë. Ai tha se u mundua të vlerësonte se cila ishte gjëja më e mirë për veten, vendin dhe qeverinë, duke arritur në përfundimin se ishte një vendim thellësisht personal.

Starmer do të qëndrojë në detyrë derisa Partia Laburiste të emërojë pasardhësin e tij. Ai pati gjithashtu një paralajmërim për kryeministrin e ardhshëm, duke theksuar se nuk do të ketë mundësi të kalojë më pak kohë duke u përqendruar në diplomaci dhe çështje ndërkombëtare. Starmer përmendi ndikimin e luftërave në Ukrainë dhe Iran mbi koston e jetesës dhe të ardhurat familjare.

Sipas tij, konflikti në Ukrainë dhe ai në Iran kanë pasur ndikimin më të madh në standardet e jetesës në vitet e fundit. Prandaj, ai theksoi se një kryeministër duhet të jetë i interesuar për gjetjen e një zgjidhjeje të qëndrueshme për situatën në Ukrainë dhe për zhvillimet në ngushticën e Hormuzit, nëse i intereson mirëqenia e familjeve britanike.