Punimet për spitalin "Health Hub Hospital" do të përfundojnë në vjeshtën e vitit 2028. Kryeministri theksoi se ky spital do të ofrojë mundësi të reja për kujdes shëndetësor në raste të komplikuara. Projekti do të krijojë kushte për mjekët dhe infermierët shqiptarë të shërbejnë sipas standardeve evropiane.
Kryeministri Rama vuri në dukje bashkëpunimin me grupin San Donato dhe falënderoi ekipin për projektin. Ai përmendi ambasadorin Marco Alberti si dëshmitar të thellimit të marrëdhënieve shqiptaro-italiane.
Rama theksoi kalimin e sistemit shëndetësor nga një gjendje të dështuar drejt standardeve të reja. Ai shtoi se puna për të garantuar cilësinë e shërbimit ende nuk ka përfunduar. Prioritet është rritja e nivelit profesional dhe krijimi i mundësive për stafin mjekësor vendas.