Ndeshja mes Spanjës dhe Portugalisë, e cila luhet në Dallas në kuadër të 1/8 së finales së Kupës së Botës, përfundoi pjesën e parë me rezultatin 0-0. Të dyja kombëtaret krijuan mundësi të shumta për të shënuar, por nuk arritën t'i konkretizonin.
Spanja e nisi më mirë ndeshjen. Në minutën e tetë, Mikel Oyarzabal u gjend përballë portierit Diego Costa, por gjuajtja e tij përfundoi jashtë. Portugalia u përgjigj në minutën e 12-të me Cristiano Ronaldon, gjuajtja e të cilit u prit nga portieri spanjoll, Unai Simon. Portieri portugez, Diego Costa, bëri dy pritje vendimtare në minutën e 16-të, duke ndalur gjuajtjet e Lamine Yamalit dhe Alex Baenas.
Dani Olmo pati një mundësi të mirë në minutën e 31-të, por gjuajtja e tij me kokë përfundoi jashtë portës. Në minutën e 37-të, Unai Simon priti dy raste të Portugalisë, me kokë nga Joao Felix dhe me këmbë nga Cristiano Ronaldo. Rasti i fundit dhe më i rrezikshmi i pjesës së parë ishte në minutën e 41-të, kur Nuno Mendes goditi traversën pas devijimit nga Pedro Porro.