Ndeshja mes Spanjës dhe Portugalisë, e vlefshme për Botërorin, e mbylli pjesën e parë me rezultatin 0-0. Spanjollët treguan iniciativë duke iu afruar disa herë golit të avantazhit, megjithatë pa sukses.

Edhe skuadra e drejtuar nga trajneri Martinez pati mundësitë e saj. Cristiano Ronaldo u shfaq i rrezikshëm në disa momente, ndërsa Nuno Mendes goditi shtyllën pas një devijimi, duke iu afruar shumë golit.