Lamine Yamal, Pedro Porro dhe Aymeric Laporte zhvilluan vetëm punë rikuperuese në palestër dhe munguan në stërvitjen e grupit. Gjendja e tyre fizike nuk përbën shqetësime serioze dhe pritet të jenë gati për ndeshjen. Gjithashtu, Dani Olmo u stërvit veçmas nga skuadra. Edhe ai do të jetë në dispozicion të trajnerit për ndeshjen e ardhshme.
Spanja do të përballet me Portugalinë në fazën e 1/16 të finales së Kampionatit Botëror. "La Roja" siguroi kualifikimin pas fitores bindëse 3-0 ndaj Austrisë në raundin e kaluar.