Kombëtarja spanjolle mundi Portugalinë në raundin e 16-të të Kupës së Botës. Goli i Mikel Merinos në minutat shtesë i siguroi Spanjës kalimin në fazën tjetër të kompeticionit.

De la Fuente vlerësoi karakterin dhe paraqitjen e skuadrës. Ai theksoi se ekipi luajti një ndeshje të kompletuar, ndërsa vlerësoi kontributin e futbollistëve që u aktivizuan nga stoli. Mikel Merino hyri në lojë në minutën e 85-të dhe pak minuta më vonë shënoi golin e fitores. Ferran Torres, i cili u fut në pjesën e dytë, asistoi në golin e Merinos.

Trajneri spanjoll zbuloi bisedën me Merinon para aktivizimit, ku i kërkoi të luante si gjithmonë, të ndihmonte në mesfushë dhe të sulmonte. Qëllimi ishte t'i jepej ekipit më shumë ritëm për kohën shtesë. Spanja do të përballet me fituesin e duelit mes Shteteve të Bashkuara dhe Belgjikës në çerekfinale.