Ndeshja po zhvillohet në kuadër të turneut botëror, ku Spanja po tregon dominim të qartë. Goli i vetëm erdhi pas një asisti nga Marc Cucurella. Për Oyarzabal, ky është goli i tretë në këtë turne.

Spanjës iu anulua një gol i mëparshëm nga Cucurella për shkak të ndërhyrjes së palejuar ndaj portierit austriak. Ekipi spanjoll ka dominuar pjesën e parë me posedim topi dhe krijim rastesh. Në fund të pjesës së parë, Alex Baena goditi traversën nga një gjuajtje dënimi, ndërsa Lamine Yamal humbi një mundësi të afërt. Austria pati pak raste përpara portës kundërshtare.