Spanja mposhti thellë Austrinë me rezultatin 3-0 në Botëror, duke siguruar avancimin në fazën tjetër të kompeticionit. Ndeshja u dominua nga ekipi i drejtuar nga De La Fuente.

Goli i parë erdhi nga Mikel Oyarzabal në fundin e pjesës së parë. Pedro Porro dyfishoi avantazhin në minutën e 66-të, duke vulosur praktikisht fatin e takimit. Oyarzabal kompletoi dopietën e tij në fund të ndeshjes, duke shënuar golin e tretë për Spanjën.

Spanja do të përballet në raundin tjetër me fituesin e çiftit Portugali-Kroaci.