Në 20 minutat e para të ndeshjes Spanjë – Austri, rezultati mbetet i pandryshuar 0:0. Spanja kërkoi një penallti në fillim të ndeshjes dhe iu afrua golit me Lamine Yamal, por gjuajtja e tij u prit nga portieri Alexander Schlager.
Austria gjithashtu shfaqi rrezik para portës së Unai Simon. Sulmuesi Michael Gregoritsch nuk e finalizoi si duhet aksionin dhe topi përfundoi jashtë.
Fituesi i këtij takimi do të përballet në raundin e 1/8-ave me fituesin e ndeshjes Portugali – Kroaci.