Në Komisionin e Ligjeve, kreu i SPAK, Klodian Braho, u shpreh lidhur me çështjen e ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku. Ai theksoi se një çështje ekziston kur ka shkelje të ligjeve. Braho garantoi se vendimmarrja e prokurorisë do të bazohet plotësisht në ligj dhe provat e siguruara gjatë hetimit.

Lidhur me imunitetin e deputetit, Braho sqaroi se ai ndalon vendosjen e masave të sigurisë, por jo zhvillimin e hetimeve të plota dhe të pavarura nga prokuroria. Ai pranoi se mungesa e një mase e vështirëson dhe dëmton hetimin. Kreu i SPAK shprehu qëndrimin personal se deputetët nuk duhet të gëzonin imunitet, megjithatë institucioni është i detyruar t'i bindet kuadrit ligjor aktual.