Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka depozituar pretencën përfundimtare në gjyqet ndaj Fatime Kryemadhit, Piro Xhixhos dhe Ema Çokut. Prokuroria kërkoi dënime të ndryshme për të tre të akuzuarit, si dhe konfiskimin e një prone.

Për Piro Xhixhon, SPAK e shpalli fajtor për korrupsion dhe kërkoi 4 vite e 6 muaj burg, të reduktuar në 3 vite pas gjykimit të shkurtuar. Prokuroria kërkoi konvertimin e kësaj dënimeje në 4 vite shërbim prove.

Fatime Kryemadhit, SPAK i kërkoi 7 vite e 6 muaj burg. Ky dënim u reduktua në 5 vite burg për shkak të gjykimit të shkurtuar. SPAK kërkoi pezullimin e ekzekutimit të dënimit dhe konvertimin në 5 vite shërbim prove. Gjithashtu, prokuroria kërkoi konfiskimin e shtëpisë së Fatime Kryemadhit.

Për Ema Çokun, SPAK kërkoi shpalljen fajtore për pastrim parash dhe dënimin me 7 vite burg. Pas gjykimit të shkurtuar, dënimi u ul në 4 vite e 8 muaj burg. Prokuroria kërkoi konvertimin e dënimit në 5 vite shërbim prove.