Qendra “South Park” ndodhet në pjesën jugore të Prizrenit, pranë autostradës “Ibrahim Rugova”. Me një sipërfaqe prej mbi 13,600 m², ajo do të shërbejë si një pikë ndalese për udhëtarë, familje dhe vizitorë.
Projekti përfshin rreth 550 parkingje për vetura, 11 për autobusë dhe 15 për minibusa. Brenda “South Park” do të ketë një hipermarket, stacion karburanti, “food court”, kënd lojërash për fëmijë, dyqane mode dhe kozmetike, restorante, si dhe shërbime të tjera.
Kjo qendër është konceptuar të jetë funksionale për nevojat e përditshme dhe për ndalesa të rehatshme gjatë udhëtimit. Pozicioni strategjik dhe qarkullimi i madh i pritshëm e bëjnë “South Park” një pikë me potencial të lartë edhe për bizneset.