Zëvendëskryeministri, Aleksandar Nikoloski, theksoi sot se Sistemi Kombëtar i Sportelit të Vetëm është një projekt kyç për digjitalizimin dhe modernizimin e procedurave tregtare. Ky sistem synon të ofrojë një platformë të vetme elektronike për kompanitë, duke përshpejtuar dhe efikasizuar zbatimin e procedurave ligjore që lidhen me tregtinë e jashtme.
Komiteti për Menaxhimin e Sistemit Kombëtar të Sportelit të Vetëm konfirmoi përfundimin e suksesshëm të procedurës së tenderit. Është lidhur marrëveshja me ofertuesin më të favorshëm për dorëzimin dhe instalimin e sistemit të ri të sportelit të vetëm, i quajtur NES.
Konsorciumi i përzgjedhur ka detyrimin ta funksionalizojë sistemin deri në fund të vitit 2027. Ky softuer do të mundësojë kryerjen elektronike të të gjitha lejeve për import, eksport dhe tranzit, si dhe pagesat, në një pikë të vetme. Reforma synon të lehtësojë tregtinë duke përmirësuar proceset e aplikimit dhe lëshimit, si dhe duke arritur shkëmbim të dhënash mes të gjitha institucioneve në nivel kombëtar.
Nikoloski shpjegoi se Maqedonia e Veriut është pjesë e projektit rajonal për lehtësimin e transportit dhe tregtisë në Ballkanin Perëndimor. Implementimi i këtij sistemi të ri do të zëvendësojë plotësisht sistemin aktual për menaxhimin e lejeve për import, eksport dhe tranzit të mallrave.