Vllasaliu është shfaqur në rrjetet sociale, duke njoftuar publikun për gjendjen e tij shëndetësore. Ai po kalon fazën e rehabilitimit pas lëndimeve të marra. Aktualisht, këngëtari përdor paterica për të lehtësuar ecjen.

Aksidenti ndodhi pak para se Vllasaliu të performonte në dasmën e Dua Lipës në Itali, një angazhim të cilin nuk mundi ta plotësonte. Fansat kanë shprehur mbështetjen e tyre, duke i uruar shërim të shpejtë dhe kthim në skenë. Pritet që këngëtari së shpejti të rifillojë koncertet dhe mbrëmjet muzikore.