Simon theksoi se Ronaldo aktualisht nuk po kalon momentin më të mirë, duke e krahasuar me performancat e tij të para gjashtë apo shtatë viteve. Ai shtoi se rivalët duhet të përpiqen ta mbajnë Ronaldon sa më larg zonës së rreptësisë.

Portieri spanjoll, i cili luan për Athletic Bilbao, vuri në dukje urinë për gola të yllit portugez, duke kujtuar se një top i vetëm në zonë i mjaftoi atij për të shënuar në finalen e Nations League. Cristiano Ronaldo ka shënuar tre gola në Botërorin aktual.

Spanja e Simonit dhe Portugalia e Ronaldos do të përballen të hënën në orën 21:00, në kuadër të 1/8 së finales së Kupës së Botës.