Një zyrtar i lartë amerikan deklaroi se administrata Trump parashikon që çështja e sigurisë detare në këtë ngushticë strategjike do të jetë në fokus të takimeve të udhëheqësve të aleancës.

Zyrtari shtoi se disa vende anëtare të NATO-s kanë shprehur interes për të kontribuar në operacionet e sigurisë detare. Megjithatë, theksoi se shumë prej tyre nuk zotërojnë mjetet e nevojshme detare për të dhënë një kontribut thelbësor.

Mesazhi i përgjithshëm i administratës amerikane ndaj aleatëve mbetet theksimi i rritjes së shpenzimeve për mbrojtjen dhe përmirësimi i gatishmërisë ushtarake. Ky diskutim do të zhvillohet në kuadër të përpjekjeve për të forcuar kapacitetet individuale dhe kolektive të mbrojtjes së aleancës.

Presidenti Donald Trump është nisur për të marrë pjesë në këtë samit të rëndësishëm të NATO-s në kryeqytetin turk.