Shkelja e perimetrit të sigurisë në plazhe vijon të jetë një problematikë e theksuar. Në Gjirin e Sarandës, një jet ski u konstatua duke lundruar brenda zonës së plazhit, ku ndodheshin pushues. Një rast tjetër i ngjashëm u regjistrua në Gjirin e Ksamilit, ku drejtuesi i një jet ski-je theu rregullat e lundrimit.

Për këto dy raste, Policia Kufitare Vlorë vendosi gjoba maksimale me vlerë 500 mijë lekë për secilin drejtues. Që nga fillimi i sezonit turistik, shkeljet e perimetrit të sigurisë janë konstatuar kryesisht në plazhet e jugut.

Deri më tani, Drejtoria e Kufirit Vlorë ka ndëshkuar gjithsej 14 drejtues mjetesh lundruese. Prej tyre, 10 raste janë regjistruar në Vlorë, 2 në Durrës dhe 2 në Shkodër. Në 9 raste janë aplikuar gjoba maksimale prej 500 mijë lekësh, ndërsa 5 të tjerët janë ndëshkuar me gjoba nga 100 mijë deri në 150 mijë lekë.