Avokati Ndreca kërkoi shtyrjen e seancës, duke argumentuar se fëmija i tij ishte i sëmurë dhe i shtruar në spital. Kërkesa u paraqit nga mbrojtja.
Gjatë seancës, kryebashkiaku Veliaj deklaroi se i duhej ndihmë juridike. Ai u përpoq të paraqiste dy konstatime para gjykatës, por gjyqtari nuk e lejoi këtë veprim. Gjyqtari sqaroi se procedura nuk e lejon vijimin e seancës në mungesë të mbrojtësit ligjor. Vetë Veliaj kërkoi gjithashtu shtyrjen e seancës.
Gjykata Administrative vendosi të shtyjë seancën për në datën 24 korrik, në orën 09:00.