Seanca gjyqësore kundër Ols Dados u shty këtë të premte në Gjykatën Administrative. Shkaku i shtyrjes ishte mungesa e avokatit të Erion Veliajt.

Veliaj, i pranishëm në gjykatë, deklaroi se i nevojitet ndihmë juridike dhe pa avokatin e tij nuk mund ta vazhdojë seancën. Ai i uroi shërim të shpejtë djalit të avokatit.

Seanca e radhës për këtë çështje është caktuar të mbahet më 24 korrik.