Një grua 46-vjeçare ka ndërruar jetë të dielën në Shtime, pas një rënieje nga kati i tretë i një ndërtese banimi. Dyshohet se rënia ka qenë aksidentale, teksa viktima ra bashkë me shtyllat metalike të ballkonit.

Ngjarja ka ndodhur pasdite. Ekipet e emergjencës transportuan menjëherë të lënduarën në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Shtime. Aty u konfirmua vdekja e saj pak minuta më vonë, rreth orës 19:20.

Zëdhënësi i Policisë, Kanun Veseli, konfirmoi se patrullat policore, hetuesit rajonalë dhe krimteknikët mbërritën në vendngjarje. Prokurori i Shtetit është njoftuar për rastin. Trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, me vendim të prokurorit, për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes.