Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë një rënie të ndjeshme të interesit për shtetësinë shqiptare. Në vitin 2025, 495 persona përfituan shtetësinë, shifër kjo dukshëm më e ulët se 919 rastet e regjistruara në vitin 2024.
Nga përfituesit e vitit 2025, 306 e rifituan shtetësinë, ndërsa 189 e morën për herë të parë. Shtetasit nga Kosova përbëjnë 56.1% të totalit, të ndjekur nga shtetasit turq me 20.1%. Shtetasit nga Maqedonia e Veriut dhe Italia secila zënë 4.8%.
Paralelisht, 173 persona zgjodhën të heqin dorë nga shtetësia shqiptare gjatë vitit 2025. Grupmosha 30-39 vjeç ishte më e përfaqësuara, duke përbërë 31.7% të atyre që fituan dhe 43.9% të atyre që hoqën dorë nga shtetësia.
Në anën tjetër, numri i kërkesave për azil në Shqipëri arriti në 144 në vitin 2025, 40 persona më shumë se në vitin 2024. Kërkesat u përqendruan kryesisht në tremujorin e dytë të vitit, konkretisht në gusht, shtator dhe tetor, duke mbuluar 63.2% të totalit. Origjina e azilkërkuesve ishte kryesisht nga Egjipti (39.6%), Afganistani (11.8%) dhe Palestina (9.7%).