Shtëpia ndodhet në Bërnicë të Epërme, pranë Restaurant “Berlini”, me qasje të shpejtë në rrugën kryesore. Kjo pronë me dy nivele, përdhese dhe kat, ka orientim në të gjitha anët, duke siguruar ndriçim natyral.

Brenda saj, shtëpia përmban një qëndrim ditor, kuzhinë, pesë dhoma gjumi, tri banjo, një tualet, dy depo dhe dy ballkone. Shitet e mobiluar me sallon, kuzhinë dhe banjo të kompletuara. Ngrohja realizohet me energji elektrike dhe dru, ndërsa shtëpia është e pajisur edhe me kondicioner. Në pjesën e jashtme, prona ka oborr të gjelbëruar, garazh dhe vendparkim.

Prona shitet me dokumentacion të rregullt dhe fletë poseduese. Kjo shtëpi është një mundësi për familjet që kërkojnë hapësirë dhe akses të mirë pranë Prishtinës.