Aksidenti, i raportuar në orën 23:10, përfshiu një “Citroen Berlingo” me targa të Gostivarit, drejtuar nga R.J. (59) nga Gostivari, dhe një “Seat Leon” me targa të Shkupit, drejtuar nga O.R. (70) gjithashtu nga Gostivari.

Drejtuesit e automjeteve, R.J. dhe O.R., si dhe tre pasagjerë – M.S. (64), Z.I. (45) dhe S.R. (60) – kanë pësuar lëndime të rënda trupore. Ata janë transferuar për trajtim në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” në Shkup. Dy pasagjerë të tjerë, D.P.G. (59) dhe P.A. (54), pësuan lëndime trupore dhe morën ndihmë mjekësore në Qendrën Mjekësore Gostivar. Një ekip nga Departamenti i Policisë Gostivar kreu këqyrjen e vendit të ngjarjes.