Të dhënat e Eurostat dhe INSTAT tregojnë se orët e punës në Shqipëri janë 6.7 orë më shumë se mesatarja e BE-së. Edhe vende si Greqia, Bullgaria, Polonia dhe Lituania, të cilat kanë javën më të gjatë të punës brenda BE-së, mbeten poshtë mesatares shqiptare.
Greqia shënon 39.6 orë në javë, ndërsa Bullgaria dhe Polonia kanë nga 38.7 orë. Lituania raporton 38.4 orë pune javore. Këto shifra janë akoma më të ulëta krahasuar me Shqipërinë.
Në anën tjetër, Holanda ka javën më të shkurtër të punës, me 31.9 orë. Danimarka dhe Gjermania regjistrojnë nga 33.9 orë, ndërsa Austria ka 34 orë. Diferenca mes Shqipërisë dhe Holandës tejkalon 10 orë pune në javë.
Mesatarja evropiane e orëve të punës ka shënuar rënie gjatë dekadës së fundit, duke zbritur nga 36.9 orë në vitin 2015 në 35.9 orë në vitin 2025.