Propozimi për mbylljen e kapitullit 25 (Shkenca dhe Kërkimi Shkencor), kapitullit 26 (Arsimi dhe Kultura) dhe kapitullit 30 (Marrëdhëniet me Jashtë) vjen nga presidenca irlandeze e Këshillit të BE-së.

Ky zhvillim pason vlerësimet pozitive të Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dhe Përfaqësueses së Lartë të BE-së për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Kaja Kallas. Të dyja zyrtaret kanë përgëzuar Shqipërinë për progresin në reformat e integrimit.

Shqipëria synon mbylljen e të gjithë kapitujve negociues brenda dy viteve, pas një vlerësimi pozitiv të raportit IBAR. Objektivi i vendit është anëtarësimi i plotë në Bashkimin Evropian deri në vitin 2030.