Një shpërthim me tritol ndodhi sot në Krujë, duke dëmtuar një automjet tip Fiat. Nga ngjarja raportohen vetëm dëme materiale, pa persona të lënduar.
Policia ka sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë në zonë. Dyshohet se autori ka vendosur lëndën plasëse pranë makinës dhe më pas është larguar në këmbë. Ai ishte veshur me rroba të errëta, duke tentuar të shmangë identifikimin.
Sasia e tritolit ishte e vogël. Hetuesit po verifikojnë pistën e një konflikti të mëparshëm, duke dyshuar se shpërthimi mund të jetë një mesazh paralajmërues për pronarin e automjetit, lidhur me konflikte të mundshme pronësie. Hetimet vijojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit.