Shpërthimi ndodhi rreth orës 02:00 dhe nuk shkaktoi persona të lënduar, por vetëm dëme materiale. Automjeti i shënjestruar ishte në pronësi të Dervish Gunit, 60 vjeç.
Gjatë marrjes në pyetje nga hetuesit, Guni pohoi se nuk kishte konflikte me persona të tjerë dhe se nuk kishte dijeni për autorët apo motivet e ngjarjes.
Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të shpërthimit. Forcat e rendit po punojnë gjithashtu për identifikimin dhe kapjen e personave përgjegjës për këtë akt.