Në letrën e tyre, komuniteti shqiptar në Britani dënon çdo formë dhune, frikësimi ose represioni kundër protestuesve paqësorë. Ata i bëjnë thirrje qeverisë shqiptare dhe Kryeministrit Edi Rama të marrin seriozisht kërkesat e protestuesve.

Letra thekson se mijëra shqiptarë, përfshirë prindër, të rinj dhe akademikë, kanë dalë në rrugë për të mbrojtur hapësirat publike dhe të drejtat e tyre. Komuniteti shqiptar në Britani i konsideron protestat si shprehjen më të pastër të demokracisë. Për këtë arsye, ata dënojnë dhunën policore dhe çdo lloj presioni ndaj atyre që protestojnë në mënyrë paqësore.