Shoqata thekson se vaji i palmës dhe qumështi pluhur po dëmtojnë fermat vendore dhe reputacionin e produkteve kosovare. Përdorimi i tyre po shkakton mbylljen e fermave dhe po bën të pavlefshme skemat qeveritare të përkrahjes.

Përveç ndalimit të vajit të palmës, Shoqata ka paraqitur disa kërkesa. Ajo kërkon që grumbullimi i qumështit të fermerëve të bëhet në të gjithë territorin e Kosovës. Po ashtu, kërkohet rikthimi i çmimit të qumështit në nivelin e mëparshëm. Reduktimet e pajustifikuara duhet të ndërpriten dhe vonesat në pagesat ndaj fermerëve, të cilat arrijnë deri në gjashtë muaj, duhet të eliminohen menjëherë.