Në një reagim të mërkurën, Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve e cilësoi këtë vendimmarrje një hap të rëndësishëm drejt finalizimit të procesit administrativ. Ajo theksoi se kërkesa për njohjen e këtij statusi ishte unanime nga Konferenca e Gjyqtarëve, mbajtur më 9 tetor 2025.
Shoqata inkurajoi institucionet kompetente të përmbyllin shpejt procesin e njohjes dhe dhënies së statusit. Sipas saj, ky është trajtimi i denjë dhe ligjor për çdo person të vrarë gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.