Një i ri 16-vjeçar u arrestua nga Policia e Shkodrës nën akuzën e grabitjes me armë zjarri. Ai dyshohet se, në bashkëpunim me persona të tjerë, i grabiti dy shtetas gjermanë më 9 qershor. Ngjarja ndodhi në aksin rrugor “Domen–Postribë”, në fshatin Domen.
Turistëve gjermanë iu morën 500 euro, teksa ata ndodheshin në automjetin e tyre gjatë natës. Për këtë rast, ndaj dy shtetasve të tjerë, të moshës 27 dhe 20 vjeç, filloi procedimi në gjendje të lirë. Gjithashtu, një bashkëpunëtor tjetër është shpallur në kërkim. Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër vijojnë hetimet për kapjen e personit në kërkim dhe dokumentimin e plotë të rastit.