Kristof Dugarry, ish-sulmues i Francës, parashikoi një fitore të lehtë për ekipin e tij, duke e përshkruar Paraguain si “të paaftë” në aspektin ofensiv. Ai theksoi se kundërshtarët do të kërkonin vetëm mbrojtjen.

Në përgjigje, ish-portieri paraguaian José Luis Chilavert, i njohur për kartonin e kuq në ndeshjen e Botërorit 1998 mes këtyre dy ekipeve, u tall me deklaratën e Dugarry. Chilavert shkroi në rrjetet sociale: “Kristof, ke të drejtë. Në Kupën e Botës 1998 u përballëm me francezët, ndërsa tani Paraguai përballet me një ekip afrikan.” Kjo deklaratë la të kuptohej se ai i referohej origjinës afrikane të shumicës së lojtarëve francezë.

Deklaratat e Chilavert kanë ndezur polemika dhe në Francë ai akuzohet për racizëm. Kjo situatë ka tensionuar më tej atmosferën para ndeshjes, në të cilën Paraguai shkon pas eliminimit të Gjermanisë.