Vendimi u njoftua pas një takimi online mes Përfaqësuesit të Tregtisë së SHBA-së, Jamieson Greer, ministrit meksikan të Ekonomisë, Marcelo Ebrard, dhe ministrit kanadez të Tregtisë, Dominic LeBlanc. Zoti Greer theksoi se SHBA nuk do ta zgjasë marrëveshjen pa ndryshime thelbësore.
USMCA, e cila hyri në fuqi në vitin 2020 gjatë mandatit të parë të Presidentit Trump, zëvendësoi Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë të Amerikës së Veriut (NAFTA). Ajo përfshin rregulla të reja për punën, ekonominë dixhitale dhe pronësinë intelektuale.
Autoritetet amerikane raportojnë se SHBA regjistroi një deficit tregtar prej 217.5 miliardë dollarësh me Kanadanë dhe Meksikën në vitin 2025. Vetëm me Meksikën, deficiti tregtar arriti në 190 miliardë dollarë. Kjo situatë rrit pasiguritë për të ardhmen e tregtisë në Amerikën e Veriut, e cila vlerësohet rreth 2 trilionë dollarë.