SHBA i ka përcjellë Varshavës një paralajmërim për plane ruse për provokime të armatosura kundër Polonisë. Sulmi i mundshëm, i cili pritet brenda disa muajsh, mund të përfshijë goditje me raketa dhe dronë ndaj infrastrukturës kritike polake.
Burimet pranë presidentit të Polonisë theksojnë se qëllimi i Moskës është të rrisë tensionet dhe të detyrojë aleatët perëndimorë të Ukrainës të pezullojnë ndihmat ushtarake dhe financiare. Shërbimet e sigurisë në Varshavë e kanë pranuar mundësinë e një sulmi konvencional, siç është një inkursion i vogël tokësor, që Rusia mund ta paraqesë si aksident.
Skenarë të tjerë përfshijnë sulme me dronë ndaj centraleve elektrike ose bombardime të simuluara, të cilat do të detyronin Poloninë të aktivizonte sistemet e saj mbrojtëse. Inteligjenca parashikon edhe një sulm hibrid në rajonet kufitare, si skenari më ekstrem.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, akuzoi Bashkimin Evropian se po shndërrohet në një bllok ushtarako-ekonomik. Ai shprehu shqetësimin e Moskës për investimet e mëdha në militarizim.