Tensionet në Ngushticën e Hormuzit janë përshkallëzuar me shpërthime të raportuara në ishullin Qeshm, Bandar Abbas dhe portin e Sirik në Iran.

Sipas mediave iraniane, gjashtë shpërthime u regjistruan në ishullin strategjik të Qeshm, kyç për kontrollin e Ngushticës së Hormuzit. Shtatë shpërthime të tjera u raportuan në portin e Sirik.

Komanda Qendrore e SHBA-së deklaroi se operacionet ushtarake amerikane janë kundërpërgjigje ndaj sulmeve iraniane. Uashingtoni akuzoi Iranin për goditjen e tre anijeve tregtare gjatë kalimit në Hormuz. Autoritetet amerikane i cilësuan veprimet e Iranit si një akt agresioni të pajustifikuar dhe shkelje të armëpushimit.