Shtetet e Bashkuara të Amerikës shënojnë 250-vjetorin e Pavarësisë. Me këtë rast, Ambasada Amerikane në Tiranë ka ndarë një mesazh urimi në rrjetet sociale.
Në mesazh theksohet se SHBA feston një çerek mijëvjeçari histori, liri dhe një të ardhme plot shpresë. Urime të ngjashme janë shpërndarë nga misionet diplomatike amerikane në mbarë botën, duke reflektuar rëndësinë e kësaj date historike.