Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Belgjika luajnë sonte në raundin e 16-të të Kupës së Botës. Ndeshja zhvillohet në Seattle dhe fillon në orën 02:00 me kohën lokale. Fituesi i këtij takimi do të sigurojë një vend në çerekfinale, ku e pret Spanja, e cila më herët eliminoi Portugalinë me rezultatin 1-0.

Përballja vjen mes diskutimeve rreth sulmuesit amerikan Folarin Balogun. FIFA anuloi kartonin e tij të kuq të marrë në ndeshjen e kaluar, duke i mundësuar të paraqitet nga minuta e parë kundër Belgjikës. Përzgjedhësi i Belgjikës, Rudy Garcia, ka bërë katër ndryshime në formacionin titullar krahasuar me ndeshjen e fundit. Ngoy zë vendin e Theate në mbrojtje, ndërsa Onana dhe Raskin startojnë në mesfushë në vend të Vanaken dhe De Bruyne. Dodi Lukebakio nis sfidën nga minuta e parë, ndërsa Jeremy Doku mbetet në bankën rezervë.

Formacionet zyrtare janë si më poshtë:

SHBA: Freese, Freeman, Ream, Richards, Robinson, Tillman, Adams, Dest, McKennie, Pulisic, Balogun.

Belgjika: Courtois, Castagne, Ngoy, Mechele, De Cuyper, Onana, Tielemans, Lukebakio, Raskin, Trossard, De Ketelaere.