Ndeshja do të luhet të martën në orën 02:00, sipas orës së Kosovës. SHBA-ja synon të arrijë në çerekfinale për herë të parë që nga viti 2002. Përfaqësuesja amerikane, e drejtuar nga Mauricio Pochettino, kryesoi Grupin D dhe eliminoi Bosnjë-Hercegovinën në 1/16 e finales me rezultat 2:0, pavarësisht se luajti me dhjetë lojtarë nga minuta e 64-të.

Kjo përballje vjen pas miqësores së marsit në Atlanta, ku Belgjika fitoi 5:2 kundër SHBA-së. Belgjika, e drejtuar nga Rudi Garcia, e mbylli Grupin G si e para, pas barazimeve me Egjiptin e Iranin dhe fitores 5:1 ndaj Zelandës së Re. Në 1/16 e finales, Belgjika eliminoi Senegalin, duke përmbysur një disavantazh prej 2:0 deri në minutën e 85-të.

Në Kupën e Botës 2014, Belgjika eliminoi SHBA-në në të tetën e finales. Tetë vjet më parë, Belgjika zuri vendin e tretë, arritja më e madhe e saj në histori të Botërorëve.