Familjarët e Selmanit njoftuan për arrestimin, duke theksuar se akuzat janë të pabazuara. Selmani po kthehej nga vendlindja e tij, fshati Tupallë i Medvegjës, ku kishte qenë për vizitë.

Familja e tij jeton në Prishtinë prej më shumë se 50 vjetësh. Ata theksuan se Osman Selmani kishte vizituar fshatin e tij disa herë më parë pa asnjë problem. Familjarët kanë njoftuar edhe autoritetet e Kosovës për rastin.